Përfshihet nga flakët Greqia jugore, ku rrezikohen banorët dhe banesat. Mediat raportojnë se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe e madhe në malin e Pentelit, konkretisht në Drafi, Anthousa-n fqinje dhe, Dasamari e Dioni- shkruanë mediat vendase
Flakët po favorizohen nga erërat e forta që kanë përfshirë zonën.
Zona është plot me pisha, nëpër të cilat zjarri përhapet në kohë rekord.
Zjarri ka rënë pak pas orës 17:00 dhe brenda tre orësh është përhapur me shpejtësi. Ndërkohë, sinoptikanët kanë bërë të ditur se nga ora 02.00 e mëngjesit erërat do të bien disi, kështu që mund të ketë një
“dritare” mundësie për të shuar zjarrin.
Flakët si duket po përhapen edhe në zonat e banuara, mes shtëpive ndërsa i rrezikuar është edhe Spitali i Fëmijëve