Ngjarje e përsëritur me aksidentet në det.
Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K. 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
Fëmija u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit ujor është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se në plazhin e Jalës, një tjetër rast ndodhi pak ditë më parë dhe qytetari që u godit ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.