Një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Durrësit.
Mësohet se viktima Roland Hasani, 44 vjeç, ishte i burgosur me 14 vjet burg për vrasje.
Sipas raportimeve 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në dhomë me të ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë. Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete, ku dhe ka ndërruar jetë.
Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.