Gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me çështjen “Babale”, është shtyrë përsëri sot.
Shkak është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës të cilët kanë kërkuar më shumë kohë.
Gjithashtu, një nga anëtarët e trupit gjykues ka njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancën e njoftuar të mbahej ditën e sotme.
Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca e radhës, por do të njoftohet.