Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një i pastrehë e goditi pilotin me thikë.
Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Bobit ka tronditur e hidhëruar botën sportive të automobilistëve.
Mediat bëjnë të ditur se 37-vjeçari Ist kishte qenë në një pikë karburanti dhe në mënyrë të papritur, një person i panjohur e kishte sulmuar me thikë.
Sipas policisë, viktima ishte gjetur e shtrirë në tokë dhe disa plagë në gjoks. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, zemra e Ist ishte ndalur përfundimisht gjatë rrugës për në spital.
Policia nisi menjëherë kërkimin për një 27-vjeçar të pastrehë, i cili akuzohej se kishte goditur edhe një person tjetër me thikë. Ai u gjet i fshehur në një apartament të premten dhe pas një shkëmbimi zjarri meqë refuzoi të dorëzohej, ai ishte qëlluar për vdekje nga policia.
Ist ishte një yll në garat me makina pasi kishte fituar tre tituj kampion në kategorinë USAC. Nga viti 2005, deri në vitin 2008, ai kishte garuar edhe në garat e kategorisë NASCAR.