Vazhdon trauma e atentatit të ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Në të njëjtë koh, policia ka detyrën më të vështirë dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e atentatorëve.
Mësohet se policia ka shoqëruar mbi 10 persona në lidhje me atentatin e të dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Burimet pohojnë se edhe sot, dhjetëra forca të FNSH kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.
Në atentatin ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.
Një ngjarje e rëndë që mori jetën e tre qytetarëve dhe alarmoi publikun shqiptar.