Nuk gjen qetësi fusha e Myzeqesë. Edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë ndalur së djeguri tokat bujqësore, hamulloret si dhe parcelat me jonxhe.
Mbi 15 vatra zjarri në zonën midis Plukut dhe Grabianit kanë djegur çfarë kanë gjetur përpara të ndihmuara nga era e fortë.
Në keto fusha ka një numer të konsiderueshëm stanesh me bagëti te imëta si dhe gjedh. Disa prej tyre raportohet se janë djegur sëbashku me bazën ushqimore.
Barinjtë janë kujdesur të largojnë bagëtitë.
Zjarrfikëse të Lushnjes dhe Divjakës me mjetet e tyre edhe pse kanë qenë në terren nuk kanë mundur të izolojnë e të kontrollojnë flakët pasi vatrat janë të shumta dhe era është në favor të tyre.
Se fundmi zjarrfikësit janë përqendruar në afërsi të staneve qërrezikojnë djegien por edhe bizneseve në drufrutorë dhe sera për të mos lejuar përfshirjen e tyre nga flakët.