Mediat bëjnë me dije se policia pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ka hasur në një automjet që dyshohet se ka ndjekur nga pas tre të rinjtë që më pas u vranë në Fushë Krujë.
Ekspertët dyshojnë se të rinjtë janë ndjekur që nga Rinasi ku kanë pirë një kafe dhe më pas janë nisur në drejtim të Laçit, ndërkohë që pas tyre gjendej një makinë, e cila dyshohet të ketë qenë e informatorëve.
Po ashtu dyshohet se kjo është makina që ka larguar atentatorët.
Ende dyshim, por policia po punon në këtë linjë hetimi, krahas të dhënave të tjera operative.