Nëse s’do të kemi surpriza, shërbimet do të rikthehen shkruan Kryeministri Edi Rama sot në Twitter.
Rënia e platformës qeveritare e-Albania, prej dy ditësh e ka futur në kolaps gjithë sistemin e shërbimeve zyrtare.
Lajmi për sulmin kibernetik u bë i ditur një ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Sot ministrja e Arsimit Evi Kushi njoftoi se regjistrimi për nxënësit e klasës së parë dhe klasa e X-të, (viti i parë i shkollës së mesme) do të shtyhen për një moment të dytë.
Në këtë kuadër ka reaguar edhe kreu i qeverisë i cili ka shkruar në Twitter:
“Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”.
Tani, varet nga surprizat…