Kryeministri Edi Rama njofton se po përfundon aksi rrugor, që lidh Përmetin me Leskovikun e për rrjedhojë edhe Ersekën me Korçën.
Rama ka zgjedhur që lajmin ta bëjë me dije në “Facebook”
Ja postimi i tij:
“Gati aksi në pjesën e unazës juglindore, e cila lidh Përmetin me Leskovikun, Ersekën dhe Korçën. Një hapësirë e jashtëzakonshme, që do t’i hapë rrugë agroturizmit, natyrës së jashtëzakonshme të Çarçovës, Gërmenjit e Shelegurit, turizmit kurativ të llixhave të Bënjës dhe Sarandaporit, një dritare e fluks të ri turistik” 🤝