Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij.
Sipas medieve italiane i riu shqiptar ishte dënuar më herët me 7 vite burg për vrasjen nga pakujdesia, kryer në vitin 2018 në Bientinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një mosmarrëveshje pune mes shqiptarit dhe viktimës.
I riu goditi me kokë kolegun e tij duke i shkaktuar dëmtime. Ai humbi jetën pas 3 javësh në spital.