Mësohet se ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur dhe ka mbërritur këtë mëngjes në SPAK.
Referuar akuzave publike nga opozita, mendohet se Beqaj do të pyetet për aferën me konçesionet në sistemin shëndetësor, të cilat nuk janë pakta dhe u kushtojnë shqiptarëve miliona euro për çdo vit.
Gjatë kohës që ai ishte Ministër i Shëndetësisë, firmosi konçesionin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor.
(check-up).