Shërbimi meteorologjik njofton se sot pritet që temperatura, maksimumi të ngjitet në 39 gradë celcius.
Për ditët në vijim do të mbetemi në të njëjtën tablo sinoptike dhe termike.
Kemi kryesisht kthjellime, vranësirat janë të lehta dhe kalimtare në pjesën e dytë të ditës. 39 gradë celcius do të vazhdojë të jetë temperatura maksimale edhe për 3 ditët në vijim, edhe pse pas të enjtes presim 40 dhe mbi 40 gradë celcius.