Sot në gjykatën e Apelit, do të zhvillohet seanca gjyqësore për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen “Babale”.
Seanca u planifikuar për dt 4 korrik u shty sepse mungonte gjyqtarja Elona Tora, e cila ishte me Covid.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.
Këtë çështje e ka çuar në Apel edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.
Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me rastin e Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.