Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident me vdekje në aksin Vlorë-Orikum.
Shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një person.
Sipas policisë, viktima është një person rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.
Njoftimi:
“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”