31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja E.Gj. janë çifti që u përplasën nga gomonia pak ditë më parë në bregdetin e Jalës, teksa po qëndronin në shezlong.
Vajza mori gërvishtje të lehta, por Agustini mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Burime për Vox News.al bëjnë me dije se 31-vjeçari ka dëmtuar organet e brendshme dhe ditën e sotme është futur sërish në operacion. Ai ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në plazhin e Jalës në bregdetin jonian.
Policia arrestoi drejtuesin e gomones, 37-vjeçarin Gjergji Priftuli.