NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    6 days ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    1 week ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shqipëria Përsëri Shënjestër e Fake News-ve Ruse
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje
Kryesore
Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .
Të tjera
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
Kryesore
Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës
Të tjera
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shqipëria Përsëri Shënjestër e Fake News-ve Ruse

Neutrale
Last updated: 2022/07/17 at 9:26 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Nga Florion Metohu

Ditët e fundit po qarkullon një video e një makinë me targa shqiptare, duke pretenduar që është filmuar në Ukrainë, me anë të së cilës po bëhet kontrabandë e sistemeve anti-tank amerikan dhe britanik. Targat shqiptare të makinës “AA 851 EE”, dyshohet të jenë të vjedhura në vendin tonë apo të falsifikuara, pasi ato rezultojnë se i përkasin një mjeti tip “Mercedes”, ndërsa në video shfaqen në një “Volksëagen”.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme të tilla. Në fakt, portalet serbe www.srbin.info dhe www.sb.by  kanë publikuar lajme mbi përfshirjen e shqiptarëve në kontrabandën e armëve anti-tank që prej mesit të muajit qershor, duke ju referuar deklaratave të ministrit të jashtëm rus Lavrov.

Po, është e vërtetë që Shqipëria do pajiset me armët amerikane anti-tank Javelin, por kjo do ndodhi pas firmosjes e një kontrate blerje nga ana e qeverisë tonë, të bërë publike në datën 21 maj nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Me shumë mundësi kjo s’i ka pëlqyer Moskës, duke harruar që rritja e shpenzimeve ushtarake, që po ndodh në të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, janë rezultat i rikthimit të luftës territor – grabitës në Europë, pas shumë dekadash, pikërisht nga vetë Rusia.

Nuk është hera e parë që vendi jonë, si dhe Kosova, janë shndërruar në objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në 18 qershor ambasada ruse në Shqipëri do të publikonte një tabelë të ministrisë së mbrojtjes të vendit të tyre, me numrin e pretenduar të mercenarëve të huaj, që sipas saj, janë duke luftuar në Ukrainë. Nga ajo listë, sipas Moskës, 150 ishin shqiptar dhe 156 kosovar.

Ministria jonë e Jashtme i mohoi kategorikisht keto akuza dhe thirri ambasadorin rus, duke i dorëzuar një note proteste dhe duke kërkuar prova mbi këto akuza, prova të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Ndoshta pala shqiptare duhet të ngerë më shumë zërin, si nga ana mediatike ashtu edhe në kontaktet zyrtare me palën ruse, për të luftuar propagandën dezinformuese.

Akuzat për përfshirjen e mercenarëve shqiptar dhe kosovar datojnë që në 18 shkurt kur Sergei Lavrov do të deklaronte se po rekrutoheshin për tu dërguar në Donbas të Ukrainës. Një deklaratë që do të merrte një përgjigje dhe nga presidenti Ilir Meta, i cili do i përkufizonte akuza të tilla: “Mund të jetë ndikuar nga dezinformacionet në mediat e ndryshme dhe në rastin më të keqe një shpikje propagandistike sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo një tendencë të caktuar ndaj Rusisë, gjë që nuk është e vërtetë”.

Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja se pse Shqipëria është objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus. Roli aktiv që vendi jonë po luan, si anëtare e përkohëshmë e Këshillit të Sigurimit në OKB krahë aleatëve tanë, në rezolutat dhe iniciativat e ndryshme që dënojnë pushtimin që Kremlini po kryen ndaj Ukrainës, duket se ka ngacmuar nje nerv të zbuluar në Moskë.

Edhe pse nuk ua mbyllëm derën turistëve rus, ndryshe nga sa bënë shumë shtete të tjera, territori jonë po shndërrohet në një hapësirë shumë të rendësishme në planet strategjiko – operacionale të NATO-s.

Investimet që aleanca po bën në aeroportin ushtarak të Kuçovës, si dhe mundësia e investimeve të tjera në ish portin sovjetik të Pash Alimanit apo porteve të tjera, do ta transformoj Shqipërinë në një fortes të Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe spirancë të stabilitet në një hapësirë ku Rusia, historikisht, ka pasur një influencë të madhe.

Nxitja dhe mbajtja gjallë e konflikteve në rajon, sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe fraksioneve në Bosnje – Hercegovinë, është një nga mënyrat e pengimit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në kampin euro – atlantik dhe rrjedhimisht zvogëlimit të influences ruse.

Mjetet që Moska përdor janë të shumta dhe nje nga më efikaset është propaganda dhe dezinformimi.

Neutrale July 17, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje
41 minutes ago
Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .
5 hours ago
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
9 hours ago
Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës
9 hours ago
A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?
1 day ago

“Paketa e Maleve”/ Rama në Theth: Ju më keqkuptuat! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje

Irena Beqiraj/ “Kryengritja e Lekut”–ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet .

Malet janë të malësorëve, jo të çakenjëve/ Bardh Spahia: KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!

Presidenti Begaj priti letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Meksikës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?