Është organizuar “OldTimer & Retro Fest 2022” dhe lajmin e përcjellë edhe kryeministri Edi Rama në “Facebook”.
Ja postimi i tij:
“OldTimer & Retro Fest 2022”, një maratonë kulturore midis Prizrenit, Durrësit e Fierit, me ndalesë në Parkun Arkeologjik të Apollonisë😎
Nisi me Prizrenin për të vijuar sot në orën 18:00 në shëtitoren “Vollga” në Durrës e më pas në Fier. Deri më 19 Korrik, eventit do t’i bashkohen dhjetëra makina të koleksionistëve edhe nga Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut😊
Ky udhëtim i përvitshëm promovon jo vetëm mjetet historike, elementët e kulturës e muzikës, por edhe lidhjen e ngushtë midis vendeve, përmes pasionit për koleksionimin 🚗🥳🚙