Publikohet fotografia e njerit prej të ekzekutuarve në atentatin e Fushë Krujës.
Edhe pse ende i pakonfirmuar zyrtarisht, familjarët kanë bërë të ditur se një nga 3 viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë Krujës ka qenë edhe Brilant Martinaj.
23-vjeçari nuk është një emër i panjohur për mediat dhe drejtësinë.
Dy vjet më parë ai u shpall në kërkim për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, por më pas u lirua nga akuza.
Hipoteza është se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj.