30 punonjës të portit kryesor të vendit shoqëroi policia gjatë natës, midis të shtunës e të dielës.
Pyetja më e natyrshme: Po çfarë ka ndodhur ?
Dhe historia është po ajo…
Drogë në kontejnerët e bananeve. Vetëm dyshim është, por kontejnerët ishin të hapur dhe mungonin disa arka me ngarkesën e çertifikuar si banane.
Nuk bëhet ende me dije se kujt kompanie të frutave i përket ngarkesa.
Ja njoftimi:
Policia ka shoqëruar gjatë orëve të natës 30 punonjës të sigurisë dhe punonjës të terminalit në portin e Durrësit.
Shoqërimi i tyre erdhi pas dyshimeve për drogë në një nga kontejnerët. Sipas informacioneve, një kontejner bananesh rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.
Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Vazhdon puna për sqarimin e gjithë ngjarjes.