Pak personazhe kanë qenë aq të demonizuar sa prifti rus Grigori Efimoviç Rasputin.
E vërteta është se që nga 1906, vit kur mbërriti në Shën Peterburg dhe deri në 1916, vit kur u vra, ai i pati të gjitha, famën, fuqinë, paratë, influencën, relacionet politike, dashurie, miq dhe armiq.
Për simpatizantët e mbretërisë ai ishte shkaktari i dështimit të familjes mbretërore, partitë politike opozitare të regjimit mendonin që figura e tij simbolizonte goditjen përfundimtare të mbretërisë dhe shikonin në figurën e tij, të shumtën e shkeljeve dhe defekteve të mbretërisë.
Për kishën ishte një aventurier me fat që falsiteti dhe hilet e tij e kishin ngritur me sukses në një stad pushteti që e bënte të rrezikshëm për hierarkinë kishtare ortodokse.
Funksionarët i trembeshin dhe ushtarakët e përçmonin. Për popullin e zakonshëm ishte një zuzar me fat që e urrenin për ecurinë e jetës së tij dhe për zbulimin e bëmave të tij amatore.
Kush ishte me të vërtetë Rasputin?
Kush ishte jeta e tij derisa mbërrin në Shën Peterburg në vitin 1906 dhe kush ishte dimensioni i pushtetit të tij në vitet më vonë deri në vdekjen e tij?
Rasputin ishte një murg që i pëlqente të kërcente në kampet e romëve, ku bënte orgji, dhe dritat e zjarreve përziheshin me klithjet e romëve. Kishte një fuqi të jashtëzakonshme sa që rrinte në këto festa e orgji 4 ditë pa gjumë, vetëm pije, kërcim dhe seks. Kishte sy blu që të hipnotizonin me një dritë djalli. Ishte një burrë me lartësi mesatare me kompleksin e dobësisë.
Magnetizmi i tij personal ishte i papërballueshëm. Kurrë në jetën e tij nuk u la. Trupi i tij vinte një erë që e bënte të identifikohej menjëherë prania e tij.
Hante me duar, me të cilat me një prekje shëronte. Magnetizmi i tij bënte femrat e çdo lloj moshe dhe rangu të binin në këmbët e tij nga dashuria. Rasputin merrte çfarë donte falë pushtetit të shikimit të tij. Femra, seks, para dhe dhunë përziheshin njësoj në jetën e tij fetare. Nuk diskutohet që prifti kishte aftësi shërimi. Ekzistojnë bëma rreth tij për këtë gjë dhe nuk ka dyshime.
Nganjëherë takohet edhe llogjika shkencore në keshillat e tij që i jëp Careshës për hemofilinë e djalit të saj, kur i kërkonte ndihmë gjatë krizave të Alexit (djali i Carit). Gruaja e Carit nuk kishte dyshime që “miku i saj i dashur” ishte i dërguar i Zotit për të shpëtuar racën e Romanovëve nga rreziqet brenda dhe jashtë Rusisë.
Ndërmjet mikeshave të tij, princeshave së Malit të Zi, Milica dhe Anastasies, të njohura në kërkim të magjistarëve dhe shenjtve, u krijua bindja që Rasputin arriti të krijojë prestigjin si profet shërues.
Në 15 tetor 1906 NIkolai II dhe familja e tij e morën në pallatin mbretëror.
Goditja personale që shkaktonte siberiani arriti deri aty saqë Cari shkroi në ditarin e tij “Sot kam njohur një njeri te Zotit”.
Ky “njeriu i Zotit” kishte filluar të ushtronte fuqitë e tij që kur kishte qene adoleshent, duke kuruar kuajt në fshatin e tij të lindjes.
Ai ishte një vizitues i rregullt i manastireve dhe kishave dhe ndjente një admirim special për të gjithë ata që populli i quante njerëz të shenjtë.
Vdekja e shpejtë e vëllait të tij dhe pak më vonë e nënës së tij lanë tek ai dy vraga të thella plagësh që e bënë të zgjedhi perfundimisht rrugën e kishës. Brenda ortodoksisë temperamenti i tij i fortë e bëri që të aderojë në sektin klisty.
Rasputin martohet me një grua 4 vjet më të madhe se veten. Në martesë humbasin fëmijën e parë. I dëshpëruar dhe me probleme të mëdha në kishë ngaqë i përkiste sektit klisty, vendosi të bënte një pelegrinazh në vende të shenjta si Jeruzalem dhe Malin Athos, duke vizituar manastiret dhe kuvendet.
Tre vjet me vonë kthehet.
Në këtë kohë është një tjetër njeri.
Viziton manastiret dhe vende te shenjta dhe pavarësisht që është analfabet flet si një njeri shumë i ditur. Eprorët e tij habiten dhe vendosin ta rekomandojnë në sferat më të larta. Realizon udhetimin e parë në Shën Petërburg ne vitin 1903.
Por nuk mund te ndryshoje zakonet e tij. I pelqenin festat e mbi të gjtha festat e romëve, muzika, vera.
Kishte shumë sukses me femrat e shoqërisë së lartë.
Caresha Alexandra ishte adhurusja e tij që mbas përmirësimit të shëndetit të djalit të saj.
Rasputin e shfrytëzoi këtë dhe dëshirat e tij bëheshin urdhër.
Ai filloi të njihej në një rang me ministrat dhe pse nuk kishte asnjë titull ushtarak.
Gjërat filluan të beheshin të zeza për Carin.
Rasputin në qender të adhuruesve të tij
Ndodhi nje revolucion politik ku baza propozoi dhe krijoi nje lloj kongresi popullor te quajtur Duma.
Carit po i limitoheshin aftësitë e tij në këtë Kongres, këto ishin shenjat e para të rënies së regjimit carist.
E në këtë kohë vendi u përfshi në Luftën e Parë Botërore.
Cari, që nuk ishte një njeri i armëve, vendosi të vihet në drejtim të ushtrive të tij si Shefi Suprem.
Kjo i bëri mirë që ti ikte presionit të popullit që dite për ditë filloi të merrte liri më shumë në saj të Dumës.
Me daljen e Carit në front të luftës fuqia i ngeli careshës, që do të thoshte praktikisht pushtet në duart e Rasputin.
Pati shumë kundërshtime sepse fisnikëria nuk mund të pranonte pushtetin e palimituar të “Anti Krishtit” siç e quanin.
Në këtë kohë u planifikua atentati i parë kundër tij.
Në një udhëtim jashtë Shën Petërburgut, një fshatare rrëmben një thike dhe ja ngul thellë ne stomak dhe filloi të bërtasë
”Kam vrarë Anti Krishtin”, por gëzoi para kohe.
Dhe pse me një plagë të tmerrshme, nga e cila rridhte shumë gjak, Rasputin mori një dru dhe e goditi gruan duke e lënë pa ndjenja.
U duk si një incident i rastësishëm, por u vërtetua që gruaja fshatare mori një pagesë të mirë për të bërë këtë gjë.
Ai vazhdoi udhëtimin e tij ditor duke e lidhur plagën me rroba sa për të mos lejuar hemoragjinë.
U kthye në Shën Petërburg dhe u kurua.
Atëherë më shumë se kurrë filloi të flitej për një “pakt me Djallin “. Mbasi kaloi atentatin, Rasputini, duke përdorur fuqitë e tij parashikuese i shkruan Carit në luftë: ”Ndiej që do vdes me shpejt se 1 janari…. nqs do vritem nga plebejt dhe pikërisht nga vëllezërit e mi, fshatarët rusë, nga asgjë mos u tremb …. froni jot do rrojë 100 vjet dhe djali jot do jetë Cari tjetër i Rusisë.
Por nqs vrasësit e mi do të jenë fisnik, gjaku im do të shfaqet në duart e tyre për 25 vjet.
Duhet te braktisin Rusinë, vellezrit do grinden me njeri – tjetrin, urrejtja do ndajë familjet dhe vendi do ngelet pa fisnikëri dhe mbretëri …”.
Po këto fjalë ja tha edhe Careshës, së cilës i theksoi se mbas vrasjes së tij, mbretëria e saj nuk do duronte 6 muaj.
Midis fisnikëve, që planifikuan vrasjen e tij ishte dhe princi Yussopov. Njihej prej të gjithëve dashuria që Rasputin kishte për gruan e Yussopovit , princeshën Irina.
Duke u bazuar në këtë fakt, thanë ta ftonin në një festë, në shtëpinë e princit.
Data ishte 29 dhjetor 1916. Rasputin pranoi të vinte në festë duke pasur vetëm një qellim ne kokë, të bënte për vete princeshën.
Ishte mesnatë, kur
arriti në pallat. E drejtuan tek një sallon, me pretekstin, se ishte i pari i ftuar që kishte ardhur. Në realitet nuk kishte të ftuar të tjerë. Aty Rasputin priti duke pirë një gotë vere dhe duke ngrënë ëmbëlsira, pa e ditur që pija dhe ëmbëlsirat kishin aq cianur sa ta vrisnin pothuaj menjëherë. Komplotistët fërkonin duart në sallonin tjetër.
Pritën më shumë se gjysëm ore dhe Princi Yussopov u ul në sallon, i bindur se Rasputin kishte vdekur.
Goditja e tij ishte e madhe kur e pa shendosh e mirë duke kërkuar prapë verë.
Princi dha urdhër ti shërbenin verë dhe u ngjit lart i tmerruar duke duke informuar se ”Rasputin ishte i pavdekshëm, sepse as helmi nuk kishte efekt mbi të ”.
Mes fisnikeve filloi një moment paniku.
Duka Purishkevic ishte i pari që reagoi.
– Shko dhe vrite – i tha princit Yussopov.
Dhe princi për herë të dytë zbret në sallonin ku ishte Rasputin dhe e gjen përsëri duke pirë verë. Sytë e Rasputin ishin më të shkëlqyer dhe me forcë magnetike si asnjëherë.
Më duket se duhet të më thuash diçka–i tha ai, kur sytë u takuan me ata të princit.
Princi u drodh nga koka në këmbë dhe i tha: Shiko tek ai muri Rasputin !
Rasputin kthen kokën dhe princi i tmerruar e qëllon me revolver tre herë në trup.
Murgu bie në dysheme, në pamje të parë i vdekur.
Komplotistët dolën që të festonin fitoren.
Thirrën një mjek me shpejtësi që të vertetonte vdekjen e Murgut te Çmendur.
Eshte klinikisht i vdekur – tha mjeku, por kënga e fitores prapë ishte e shpejtuar. Fisnikët, ndërkohë që mjeku u largua nga pallati, vendosën të benin një orgji alkolike në sallon bashkë me kufomen.
Pritën deri në orën 3 të mëngjesit , orë në të cilën mendonin të hidhnin kufomën në lumin Neva.
Si mund të reagonin fisnikët, kur panë që Rasputin u ngrit nga dyshemeja totalisht i gjakosur, por i gjallë.
Të gjithë ja dhanë vrapit, vetëm Yusoopov mbeti i paralizuar nga frika …. ndërkohë që Rasputin po ecte derisa të arrinte tek një uniformë ushtarake në manekin për tu mbajtur.
Atëherë princi vrapoi shkallëve duke bërtitur ndërkohë që Rasputin filloi ta ndiqte duke qeshur dhe i gjakosur me duart e ngritura si një shtrigë.
Princi mbylli derën e sallonit ku Rasputin nguli duart si kthetra djalli. Fisnikët e tjerë u kthyen në ndihmë të shokut të tyre duke e çekuilibruar Rasputinin dhe duke e goditur.
Rasputin bie në shesh mbas një goditjeje tjetër në kokë nga Purishkevic.
Nuk u mjaftuan me këtë, por lajmëruan dy ushtarë, që me hekura i thyen të gjitha kockat.
Më pas e morën të gjakosurin e zhveshën dhe e tërhoqën zvarrë deri tek lumi për ta hedhur.
Aty zbuluan se Rasputin ende merrte frymë. “Ky njeri nuk mund të vdes ” filluan të pëshpërisnin midis tyre ushtarët.
Vetëm prania e superiorëve të tyre i bën që të kapërcenin tmerrin.
Hapën një të çarë në akullin e lumit dhe atje e futën murgun.
Trupi i tij u gjet mbas dy ditësh . U gjet me një krah jashtë të çarës dhe me gishtat e bashkuar që formonin një gjest bekimi.
Rasputin u varros me të gjitha nderet nga Caresha Aleksandra, që ndihej e pangushëllueshme.
Fati i keq filloi të bjerë mbi fisnikërinë dhe shtëpinë mbretërore pas vdekjes së tij. Çdo gjë ndodhi siç ai e kishte parashikuar.
Revolucioni eleminoi familjen e Carit në tetor 1917, fisniket u vranë nga turmat.
Ata pak që shpëtuan me largimin e tyre nga Rusia nuk bënë asgjë vetëm se konfirmuan profecinë e Murgut, që nuk mund të vdiste, mallkimin që ai la të bjerë mbi ta
…. ” Fisnikëria do zhduket nga Rusia”