Moti në vendin tonë do të jetë sërish me temperatura të larta, për shkak të valës së nxehtit afrikan që ka përfshirë Europën.
Sipas meteorologes, Lajda Porja parametri i erës do të bie ndjeshëm krahasuar me këto të ditëve të fundit.
Problem do të jenë temperaturat e larta deri në 40 gradë Celcius, duke nisur që nga kjo fundjavë.
I nxehti afrikan do të zgjasë edhe javën tjetër, por nuk do të favorizojë situatën e zjarreve, për shkak të shpejtësisë së ulët të erës.
Situata nuk do të jetë e njëjtë për sa i përket erës sepse shpejtësia gjatë fundjavës në disa momente do të arrijë deri në 35 km/ h në brigjet e detit të Vlorës.
Kjo gjë do të favorizojë zjarret aktive, që do të përhapen duke zgjeruar vatrat.