Dy persona ranë në pranga sot mbasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Levan-Fier dhe janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar dëme materiale. Në pranga kanë rënë B. Gj., 62 vjeç dhe D. F., 54 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit T. T., 39 vjeç dhe V. T., 58 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi për motive të dobëta, janë goditur me njëri tjetrin me sende të forta.
Ndërsa në Lushnje, specialistët për Hetimin e Krimeve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin V. K., 60 vjeç.
Po nga këto struktura, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 45 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.