Një radhë e gjatë automjetesh kanë ngecur në aksin Tiranë- Durrës.
Mjafton të mendosh që sot është e premte dhe dihet që kryeqytetasit mezi e presin për të dalë nga qyteti.
E për rastin e trafikut të rënduar nuk është kjo arsyeja.
Burime nga dëshmitarë okularë bëjnë me dije se është rrëzuar një shtyllë elektrike në anë të autostradës.
Shtylla është thyer në mes dhe kablli elektrik është mbi sipërfaqen e autostradës.
E gjitha ka nisur, kur një mjet që kishte ndaluar në afërsi të shtyllës është përplasur nga një tjetër nga pas duke goditur shtyllën, e cila pas disa
minutash u këput.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po ndihmon në lirimin e rrugës.
(Foto ilustruese)