Pas sulmit me raketa të ushtrisë ruse 23 persona, midis tyre, tre fëmijë, kanë humbur jetën.
Sulmit me raketa u krye në lindje të Ukrainës.
Ndërsa rreth 70 persona u shtruan në spital pas sulmit në Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit dhe shumë larg nga qendra e luftimeve në Donbas.
Tre raketat ruse patën objektiv një bllok zyraah dhe dëmtuan disa ndërtesa banimi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë “një akt të hapur terrorizmi”.
Raketat goditën parkun e makinave të bllokut të zyrave nëntëkatëshe rreth orës 10:50.
Ndërtesat e banimit u goditën gjithashtu në qendër të Vinnytsia, e cila ka një popullsi prej rreth 370,000 banorësh.
Ministria ruse e mbrojtjes, e cila mohon të ketë shënjestruar civilët, ende nuk ka komentuar mbi sulmin.
Presidenca ukrainase tha se sulmi kishte ardhur nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse në Detin e Zi.