Është shpallur Dëshmor i Atdheut 18-vjeçari Anri Kashiku i cili humbi jetën pasi shpëtoi nga mbytja vëllain e tij dhe një shok.
Çertifikata i është dorëzuar sot babait të 18-vjeçarit hero nga kryeministri Edi Rama.
Rama vizitoi familjen e të ndjerit ditën e sotme, i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
“Ngushëllime. Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij“, kështu shkruan ai në Facebook.