Ngjarja ka ndodhur në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet paraprakisht se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti në familje me prindërit.
Në momente dobësie vajza e re është vetëhedhur nga ballkoni i banesës.
Ajo banonte në një pallat tetë katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
E reja mësohet se ka thyer të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup dhe krah.
Policia vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.