Nga Greqia, shkruan Shpëtim Zinxhiria.
Trishtim: Humb jetën në asfalt 23-vjeçari shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 23.00 në fshatin Kardamena, 27 km larg qytetit Ko. 23 -vjeçari po kthehej nga puna për në shtëpi dhe në një kthesë eshte përplasur me një taksi.
Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme ndërsa janë plagosur dy këmbësorë turista, si dhe shoferi i taksisë, te cilët janë dërguar në spital…
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca, si dhe një zjarrfikës dhe makina e policisë.
Ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase. Theksohet se dy vite më parë 23-vjecarit i kishte vdekur burri i motrës dhe për këtë arsye, ai nga Kukësi, kishte dy vite që jetonte sëbashku me motrën.