Sot në Kuvend:
1- Votimi në tërësi për Rezolutën e Srebrenicës ishte i parregullt e si i tillë duhet të ripërsëritet.
Nuk mund të votohet në tërësi një dokument pa u shpallur votimi i amendameteve për atë; edhe sipas Regullores.
Kjo ndodh sepse në Kuvend po votohet me copa letrash në kundërshtim me Regulloren, pa transparencë e plot hije dyshimi.
Votohet pa u kontrolluar korumi i domosdoshëm për votim.
Votohet para mbarimit të debateve dhe ditë më vonë mësohet si ka votuar secili deputet.
Sepse nuk përdoret sistemi elektronik që egziston.
2-Vazhdojne veprimet arbitrare për të penguar futjen në seancë të Rezolutës për genocidin serb në Kosovë.
Afatet kohore për këtë debat kanë kaluar prej javësh.
Kalimi i kësaj çështje në Komisionin e Jashtem eshte ne kundërshtim të plotë me Regulloren.
E gjithe kjo “Odise” përbën një turp për Kuvendin e Shqipërisë, që nuk ka kurajon e vullnetin as të shprehet edhe për procedurën e kësaj nisme.
Kjo ndodh vetëm sepse Vucic nuk e lejon një diskutim për ate genocid e aq më pak miratimin e asaj Rezolute ku njihen e dënohen ato krime.