Ka dyshime të forta se një 19-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Bisht Pallës në Durrës.
Burimet thonë se djaloshi është futur në det për të shpëtuar dy 15 vjeçar, të cilët ishin duke u mbytur, por nuk ka mundur të dalë vetë.
Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 19 vjeçari hero, nuk ja ka dalë.