Në konferencën me komisionerin Oliver Varhelyi, nga baypassi i Vlorës, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Negociatat duhet të hapen këtë vit”.
Kryeministri Rama tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk vendos pro propozimit francez, Shqipëria do të kërkojnë ndarjen që ditën e nesërme.
“Vërtet mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do vazhdojë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Unë dua të shpresoj që rezultati do jetë pozitiv. Nëse do jetë pozitiv konferenca do të thirret shpejt, nëse nuk do të jetë negativ ne që të nesërmen do të kërkojmë ndarjen nga dosja maqedonase-bullgare”- tha Rama.