Kroacia është përfshirë nga zjarre të furishme dhe duket zjarret kanë dalë jashtë kontrollit.
Gjatë ditës së sotme, një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në një qytezë turistike të Kroacisë, mes Splitit dhe Zadarit.
Sipas mediave lokale, flakët kanë rrethuar disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Të paktën 20 shtëpi e dhjetra makina raportohet se janë përfshirë nga flakët.
Situata më kritike paraqitet në Shibeniku, Vodice, Zaton dhe Raslina.