Një gjykatë bjelloruse ka dënuar gazetaren Katsiaryna Andreeva, me tetë vjet burgim për raportimin e protestave masive të opozitës në këtë vend gjatë vitit 2020, raportoi “Euronews”.
Drejtoresha e OJQ-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Marie Struthers, dënoi një “vendim të ri të tmerrshëm dhe të padrejtë” kundër një gazetari “të guximshëm”. “Katerina Andreeva dhe kritikët e tjerë të autoriteteve bjelloruse, të cilët janë burgosur thjesht për ushtrimin paqësor të së drejtës së tyre për lirinë e shprehjes, duhet të lirohen menjëherë”, shtoi ajo.
Gazetarja është shpallur fajtore për “tradhti shtetërore” më 13 korrik.
Në një gjyq të zhvilluar me dyer të mbyllura në qytetin e Gomelit, 28-vjeçarja u dënua me tetë vjet e tre muaj burgim. Ajo është duke vuajtur edhe një dënim me dy vjet burgim për një “vepër tjetër”
Dënimi u raportua nga mediumi ku ka punuar, gazeta polake “Belsat” dhe grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.