I ashpër reagimi i deputetit demokrat Dashnor Sula, për qëndrimin e parlamentarëve.
Këtu nuk respektohet as vullneti i popullit as institucioni ligjbërës.
Është e pamoralshme- thotë ai- që ne jemi zgjedhur të përfaqësojmë popullin dhe në fakt ose nuk paraqitemi ose rrimë kafeneve.
Ja fjala e tij:
E patolerueshme dhe e pamoralshme që ne që jemi zgjedhur të përfaqësojmë qytetarët, të mos respektojmë institucionin e Parlamentit dhe diskutimet me njëri-tjetrin. Të Enjteve supozohet që në seancë plenare diskutohet për projektligje të rëndësishme që rregullojnë jetën e qytetarëve tanë, por në fakt ligjvënësit shfaqin interes të ulët për të diskutuar. Shumë prej kolegëve të mi e kalojnë kohën në kafenenë e institucionit ose nuk paraqiten. Edhe më e rëndësishme, anëtarët e kabinetit qeveritarë që duhet të dëgjojnë diskutimet e ligjvënësve, e të marrin shënime nuk qëndrojnë në në vendet e tyre. Problemet që ngrenë ligjvënësit bien në vesh të shurdhët. Sot kërkova që kjo praktikë të marrë fund!