Pas dorëheqjes së Boris Johnson, u zhvillua raundi i parë për lidershipin e partisë konservatore.
Rishi Sunak fitoi me 88 vota.
Ai mori 88 vota, në garën me Ministren e Tregtisë Penny Mordaunt, e cila mori 67 vota dhe Sekretaren e Jashtme Liz Truss, e cila mori 50 vota.
Kancelari Nadhim Zahaëi dhe ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt u eliminuan nga gara.
Ata që janë ende në garë do të përballen me një raund tjetër votimi të enjten.
Hapësira mund të ngushtohet në dy kandidatë mbas votimit të raundit të dytë.
Mbas kësaj, rreth 160,000 anëtarë konservatorë vendosin se cilin kandidat duan të bëhet kreu i partisë dhe kryeministri i ardhshëm.
Rezultati do të shpallet më 5 shtator. Zoti Sunak, i cili u largua nga posti i kancelarit javën e kaluar në shenjë proteste ndaj drejtimit të qeverisë nga Boris Johnson, i tha BBC-së se ndihej i kënaqur për rezultatin.