Sali Berisha i është drejtuar deputetëve duke ju thënë se ju veç duartrokisnin por rruga Ibë-Farkë, e cila sipas tij ka kushtuar 210 milion euro dhe është vetëm 7 km, pra 30 milion euro për km.
100% më shtrenjtë se kosto e km të Tunelit të Krrabës, 40% më shtrenjtë se km në Tunelin e Kalimashit
“Çfarë ndodh me këtë drejtësi? A e dini ju që në aferën e djegësve Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro për këta hajdutë? Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? A e dini ju se 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro? Ka kushtuar 30 milionë
euro km. Ka shkuar 40% më shtrenjtë se kilometri në tunelin e Kalimashit. 100% më shtrenjtë se km në tunelin e Krrabës. Hetojnë këta…Prandaj këta u thurin lavde këtu dhe i duartrokasin”, tha Berisha



