Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra sot ndaj SPAK dhe drejtuesve të këtij institucioni.
Berisha tha se, SPAK nuk heton sarajet e Ramës, në Surrel, të deklaruar si të blerë me 2 euro, kur aty shitej me 40 euro metri.
Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitej me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë. Dihet publikisht kjo.
Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë.
Duket se ish kryeministri Berisha, tashmë, po targeton edhe ish kryetarin e PD-së Lulzim Basha, në kërkesën që ka bërë sot drejtuar SPAK

