NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    1 day ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VOA/ SHBA do të dyfishojë vizat e punës, jo Shqipëria, vendet që do përfitojnë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!
Të tjera
Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VOA/ SHBA do të dyfishojë vizat e punës, jo Shqipëria, vendet që do përfitojnë

Neutrale
Last updated: 2022/07/13 at 4:18 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

SHBA do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme për punëtorët nga Amerika Qendrore dhe Meksika, tha Shtëpia e Bardhë të martën pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi takimin e tij të dytë kokë më kokë me Presidentin e Meksikës, në më pak se një vit. Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar mbi emigracionin, sigurinë, inflacionin dhe sfidat që shtrihen përtej Amerikës së Veriut. Anita Powell e Zërit të Amerikës
raporton nga Uashingtoni.

Presidenti meksikan është kthyer në kryeqytetin amerikan, për të dytën herë brenda një viti. Zoti Lopez Obrador, në fund të vitit të kaluar u takua me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për një samiti trepalësh që përfshinte edhe Kanadanë.

Të martën, udhëheqësi i majtë meksikan u takua kokë më kokë me zotin Biden në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Obrador e pranoi se shtetet fqinje nuk kanë rënë gjithmonë dakord.

“Pavarësisht nga dallimet dhe ankesat tona që nuk harrohen lehtë, megjithatë ne kemi qenë në gjendje të takohemi dhe të punojmë së bashku si miq të mirë dhe aleatë të vërtetë”, tha Presidenti meksikan Obrador.

Zoti Biden u përpoq gjithashtu të qetësonte atë që shumë vëzhgues e panë si një ftohje mes të dyve, pasi udhëheqësi meksikan nuk mori pjesë në një samit rajonal të organizuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni vendosi të mos ftojë udhëheqësit e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës, duke thënë se vetëm demokracitë e meritonin të përfshiheshin.
“Kjo është një marrëdhënie që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve tanë. Dhe pavarësisht titujve të fryrë të lajmeve që ne shohim ndonjëherë, ju dhe unë kemi një marrëdhënie të fortë dhe produktive”, tha Presidenti amerikan Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ata po e forcojnë këtë marrëdhënie duke dyfishuar numrin e vizave të përkohshme për emigrantët e Amerikës Qendrore.

“Ne e dimë se nëse duam të zvogëlojmë numrin e njerëzve që emigrojnë në mënyrë të parregullt duke u mbështetur në rrjete kriminale të kontrabandës, ne duhet të zgjerojmë numrin e rrugëve ligjore”, tha këshilltarja për emigracionin në Shtëpinë e Bardhë, Katie Tobin.

Por ish-ambasadori i Meksikës në SHBA vlerëson se kur zoti Obrador kandidoi në vitin 2018 për president, fokusi i tij ishin çështjet vendore. Ish ambasadori Arturo Sarukhan foli për Zërin e Amerikës nga Londra duke theksuar se zoti Obrador në katër vitet e presidencës së tij ka bërë vetëm 4 udhëtime jashtë vendit, 3 prej të cilave ishin në Uashington dhe njëri në OKB, në qytetin e Nju Jorkut.

“Mendoj se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme në lidhje me këtë takim në Uashington, është angazhimi i Presidentit Biden për t’u siguruar që marrëdhëniet SHBA-Meksikë të qëndrojnë në një nivel normaliteti”, u shpreh zoti Sarukhan.

Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë zgjedhje presidenciale që çdo 12 vjet rastisin në të njëjtin vit. “Eklipsi” i radhës për zgjedhjet presidenciale SHBA-Meksikë do të jetë në vitin 2024, pas të cilave pritet të kuptohet më qartë edhe trajektorja e marrëdhënieve mes të dy vendeve./VOA

Neutrale July 13, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
4 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
23 hours ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
1 day ago
Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!
1 day ago
Reforma në drejtësi një dështim/ Nga Av. Dorian Matlija
2 days ago

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!

Petrit Vasili/ Rama lëri hilet, boll u fshehe, trego të vërtetën pse mblidhet Kuvendi të hënën!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?