Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi rajonin e Ishullit të Pashkëve në Oqeanin Paqësor pranë Kilit të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). Tërmeti ra mbas orës 21:00 me orën evropiane dhe ishte në një thellësi prej 33 km (20.5 milje), tha EMSC. Zyra Kombëtare e Emergjencave të Kilit (ONEMI) tha se tërmeti nuk krijoi kushte për një cunami në Kili.
Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe banesa