Spanja dhe Portugalia po përjetojnë ferrin këtë korrik.
Ato janë goditur nga një valë e të nxehtit extrem.
Temperaturat 40 gradë e ndonjëherë edhe mbi të, kanë shkaktuar zjarre të shumta duke rrezikuar edhe qendra të banuara.
Rreth 300 persona u evakuuan nga pesë qytete në rajonin spanjoll Extremadura, në perëndim të vendit, teksa zjarrfikësit luftojnë për të shuar zjarret në pyll.
Autoritetet lokale kanë thirrur tashmë ushtrinë spanjolle për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në pyll në qarkun malor të Las Hurdes.
Rreth 170 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarrin, i cili, siç tha kryebashkiaku i Nunomoral, Juan Carlos Sendin, u shkaktua nga një goditje rrufeje e kombinuar me nxehtësinë dhe thatësirën.