Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me një tjetër person ka goditur një punonjës të policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë.
Në pranga ka rënë shtetasi A.V., i cili ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë kufitare.
Njoftimi:
“Goditi, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë, kapet dhe ndalohet 39-vjeçari. Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”,-njoftoi policia.