Një 11-vjeçare është pronare e një shtëpie me një palestër të madhe dhe posedon makina me vlerë 193 mijë paund, pasi u bë milionere nga kompania e saj e lodrave, “Pixie Fidgets”.
Ajo është Pixie Curtis nga Australia, e cila tashmë mund të stërvitet në hapësirën e madhe të palestrës brenda shtëpisë së saj.
E mitura ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në “Instagram”, ku tregon zonën e saj të jashtëzakonshme të stërvitjes.
Kujtojmë se 11-vjeçarja ka krijuar një kompani lodra pak vite më parë me ndihmën e mamasë së saj, Roxy Jacencko. Lodrat u shitën në 48 orët e para.
Si pasojë, kompania fitoi më shumë se 200 mijë dollarë australianë në muajin e parë
që u krijua.
Ndërkohë në muajin maj të këtij viti, ajo lançoi së bashku me mamanë e saj, një markë aksesorësh për flokët, raporton “The Sun”.