Një autoveturë është përfshirë në flakë në ecje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Fier Vlorë, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Autovetura është “Volkswagen” me drejtues shtetasin R.F.
Policia informon se si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërsa dyshimet e para janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi:
Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.