Efektivët e policisë së Fierit, mëngjesin e sotëm janë përqendruar në lagjen “8 shkurti”.
Aksioni ka për objektiv kapjen e disa personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në disa vjedhje.
Tre persona janë ndaluar në një banesë të marrë me qera, këta janë të dyshuar për vjedhje të një shume parash në dyqane.
Policia po bën kontollin e banesës ku të rinjtë jetonin prej , për gjetjen e provave materiale.
Ende s’ka dalë komunikata zyrtare e policisë.