Në “shtetin” e Edi Ramës, që vetëm shtet nuk mund të quhet për çdo njeri me intelekt mesatar, skandalet e vjedhjeve shtetërore nuk kanë të mbaruar.
Një 90 vjecare që shtyn jetën në azil, e uritur për bukën e gojës rezulton pronare e një kompanie që lëviz miliona euro.
Një çoban varfanjak që punon në Greqi për 300 euro në muaj paska vjedhur plot 30 milion euro nga inceneratorët.
E njëjta histori e tmerrshme e një të vdekure që “firmos nga varri” vjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit.
📌Një e moshuar tjetër që mbledh kanoce ne kazanët e plehrave, paska përfituar plot 30 milion euro nga inceneratorët.
Dhe qershia mbi tortë, Edi Rama që deklaron se: Çështja e inceneratorëve, një prej veprave që jam krenar.
Ndërsa shumë shqiptarët rrinë e presin si bagëtitë ne gardhin e vathës, duke pritur radhën që bariu kryeministër t’ju rjepë lëkurën!