Pezullohet aktiviteti i kompanive të denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve.
Kompanitë kanë pezulluar aktivitetin e tyre me urdhër të SPAK.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar të dhënave në QKB, aktiviteti i tyre është pezulluar ditën e sotme.
Sipas ministrisë së Financave skemat e mashtrimit me TVSH-në kanë nisur të përdoren në masë që prej vitit 2017, ndërsa në 2018-ën u zbuluan disa skema me vlerë 34.6 milionë euro.