Sali Berisha ka thirrur një mbledhje, pasditen e sotme në selinë e PD-së.
Nga burime të sigurta mësohet se në takim do të jenë kryetarët dhe sekretarët e degëve të Tiranës.
Mësohet gjithashtu se Berisha do t’ju shpreh atyre mirënjohjen për organizimin me sukses të protestës së 7 korrikut, por mbi të gjitha do të diskutohet për periudhën e verës.
Berisha do të kërkoi nga strukturat lokale që pavarësisht pushimeve, nuk duhet të lënë vakum në terren.
Të tjerat do të mësohen me fillimin e takimit.