Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Kastriot”, në Fier.
Shtetasi L.A. duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur nën e birë.
Janë aksidentuar shtetasja E.K., 33 vjeçe dhe djali i saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Fierit.
Njoftimi:
Sot rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia