28-vjeçari është mbytur pasi është vetëhedhur në ujëmbledhësin e centralit të vjetër në Dibër.
I riu është gjetur nga familjarët pa shenja jete dhe kanë njoftuar policinë.
Ata kanë pohuar se 28-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .