Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku një 50-vjeçar është arrestuar nga policia mbasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Është arrestuar shtetasi I.K., 50 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”.